Miq të mirë Justin, Kendall dhe Hailey

23/01/2015 00:00

Këto ditë është e vështirë të mos qarkullojë një lajm për Justin Bieber, Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin.

Të mërkurën këngëtari kanadez është fotografuar në afrimitet në pishinën e rezidencës së tij në Los Anxheles me Hailey, vetëm një ditë pasi u pa në kopështin e së njëjtës banesë me mikeshën tjetër, Kendall Jenner.

Por pavarësisht gjithë këtyre, Bieber ka mohuar zërat që herë flasin për një romancë mes tij dhe Kendall e herë mes tij dhe Hailey.

TMZ duke cituar një të afërm të këngëtarit kanadez shkruan se Justin nuk është në lidhje as me Hailey apo Kendall, por janë që të tre miq të mirë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel