Ribery sulmon sërish Topin e Artë

23/01/2015 00:00

Franck Ribery ka thënë se “sa kohë që Cristiano Ronaldo dhe Messi do të luajnë futboll, finalisti i tretë duhet ta kuptojë që nuk ka asnjë shans për të fituar Topin e Artë.”

Në deklarata për ‘AZ’, sulmuesi i Bayern Munchen shtoi: “Duhet të pyesim veten nëse ia vlen barra qiranë të shkojmë në mbrëmjen gala. I bie që finalisti tjetër shkon vetëm për foton. Topi i Artë është politikë për mua.”

“Është e njëjta histori çdo vit. Nuk e di se çfarë duhet të fitojë një futbollist për të fituar këtë çmim. Nuk mjaftoka as fitimi i Botërorit. Neuer është portieri më i mirë në botë i 2-3 viteve të fundit. Fitoi tituj me Bayern, fitoi Botërorin me Gjermaninë, por nuk mjaftoi. Nuk arrij të kuptoj”, tha futbollisti francez.

Top Channel