Gjykata vendos: Meshkujt mund të urinojnë në këmbë

23/01/2015 00:00

Një burrë gjerman fitoi edhe me vendim gjykate të drejtën për të urinuar në këmbë.

Çështja e çuditshme gjyqësore u regjistrua në qytetin e Duseldorfit kur pronari i një lokali vendosi të padisë një klient duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 2 mijë eurosh për shkak të urinimit në këmbë.

Në tualetin e ambientit janë vendosur shenja të qarta që nuk lejojnë këtë metodë, as për meshkujt dhe këtë pronari e argumentonte si të drejtë për të ruajtur nga dëmtimi parketin e shtrenjtë me të cilin kishte shtruar tualetin.

Ai paditi në gjykatë njërin prej klientëve që nuk respektonte këto shenja duke i kërkuar dëmshpërblim prej 2 mijë eurosh. Pasi shqyrtoi çështjen gjykata vendosi se “metoda e meshkujve ishte brenda normave të kulturës dhe një praktike gjërësisht e përhapur që nuk mund të ndëshkohet”.

Në fakt, vitet e fundit në Gjermani është vënë re një tendencë në rritje e atyre që quhen “Sitzpnikler”, ose tualete ku nuk lejohet urinimi në këmbë.

Top Channel