PD bojkoton reformën në drejtësi. Eshtë farsë, të zhbëhen më parë disa ligje

23/01/2015 00:00

Në mbledhjen e dytë të Komisionit të Reformës në drejtësi, apeli që
opozita të zerë vendet e saj ishte dominues ne deklaratat e ministrit
Naço, kryetarit Xhafa, por edhe anëtarë të tjerë të tij.

Pavaresisht se ne kete takim u miratua kalendari i punes deri ne muajin qershor, perfaqesuesit e mazhorances garantuan demokratet se gjithçka mbetet e hapur për ndryshime nga pikëpamja formale e organizimit të punës, por edhe nga përmbajtja, duke i siguruar opozitës se reforma në drejtësi do të kete si garanci Komisionin e Venecias.

“Si ministër i Drejtësisë dhe në emër të Qeverisë shqiptare i kam kërkuar zyrtarisht Komisionit të Venecias që të asistojë në të gjithë reformën që ne do të bëjmë në sistemin e drejtësisë. Duke përfituar edhe njëherë nga rasti do të doja që të ftoja dhe njëherë opozitën dhe anëtarët e saj të zënë vend në këtë Komision të posaçëm. të gjithë palët bien dakord që sistemi ynë nuk funksionon dhe për sa kohë bien dakord dhe jemi bashkë në të njëjtin mendim, opozita do të zërë vendin e vet, të japë kontributin e vet që reforma të bëhet dhe të jetë gjithëpërfshirëse, të jetë afatgjatë”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

“Besoj që opozita shumë shpejt do të jetë këtu, nuk ka asnjë arsye që të mos jetë. Por edhe çfarë hapash janë ndërmarrë deri tani janë hapa organizative që i japin mundësi edhe prezencës së opozitës, edhe fillimit të procesit, por natyrisht edhe nevojës që ne kemi për të ecur më shpejt në këtë proces, sepse ka një afat të limituar, nuk mund të rrimë pa fund në pritje”, tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa.

Perkunder optimizmit te kryetarit Fatmir Xhafa dhe nenvizimit te mungeses se arsyeve te opozites, per te mos qene pjese e ketij procesi ne kuvend tani qe bojkoti i tyre mori fund, demokratet kane permbyllur qendrimin zyrtar. Ata nuk do te marrin pjese ne komisionin e reformes ne drejtesi, te cilen e quajne farse.

Partia Demokratike permes nenkryetarit te Komisionit te Ligjeve Oerd Bylykbashi konfirmoi per Top Channel se reforma ne drejtesi eshte paraprire nga disa iniciatava te mazhorances, si ndryshimi i ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise apo ndryshimet ligjore per emerimet ne Gjykaten e Larte.

Per ligjin e pare eshte shprehur tashme Gjykata Kushtetuese, ndersa i dyti eshte rikthyer ne Kuvend nga presidenti i Republikes dhe dekreti i tij pritet te shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve. Bylykbashi deklaron se mazhoranca nuk duhej dhe nuk kishte arsye te bente keto nderhyrje, duke qene se ato do te ishin pjese e reformes ne drejtesi. Por synimi i saj shton ai, ka qene dhe mbetet kapja e drejtesise, per te cilen Bylykbashi shton se opozita nuk do te behet pjese e saj. Te pakten jo pa u zhbere keto nisma te mazhorances, eshte qendrimi i demokrateve.

Top Channel