Shkencëtarët ngadalësojnë shpejtësinë e dritës

23/01/2015 00:00

Drita udhëton me një shpejtësi prej 300 mijë kilometër për sekondë dhe konsiderohet shpejtësia më e madhe lëvizëse që njeh njeriu.

Njerëzimit është shumë larg kapjes së kësaj shpejtësie, por kjo nuk e ka penguar që dekadat e fundit të studiojë lëvizjen e fotoneve dhe të përpiqet ta manipulojë për ta vendosur nën kontroll këtë lëvizje.

Një i tillë është edhe ai i një grupi shkencëtarësh skocezë që pretendojnë se kanë ngadalësuar shpejtësinë e dritës duke përdorur një maskë të veçantë që i ndryshon formën fotoneve.

Rezultatet e kërkimit, që janë publikuar në revistën shkencore “Science Express” tregojnë se fotonet që kalojnë përmes kësaj maske jo vetëm që udhëtojnë më ngadalë se shpejtësia e fotoneve në një mjedis pa pengesa, por ruajnë këtë shpejtësi më të ngadaltë edhe pasi dalin prej maskës.

Me shumë gjasa ky eksperiment do të ndryshojë këndvështrimin shkencor për shpejtësinë e dritës, pasi deri më tani dihej që drita udhëton më ngadalë në mjedise si uji dhe xhami, por mennjëherë sapo del prej këtyre mjediseve rifiton shpejtësinë fillestare prej 300 mijë kilometrash në orë.

Jacquilline Romero, shkencëtare e Universitetit të Gllasgout dhe udhëheqëse e studimit thotë se diferenca e shpejtësisë së fotoneve që udhëtojnë përmes maskës së veçantë dhe atyre në mjedis të hapur është e papërfillshme, por sërish mbetet një e dhënë domethënëse për të kuptuar dhe studiuar më mirë në të ardhmen natyrën e dritës.  

Top Channel