Benedict Cumberbatch: Prindërit nuk donin që të bëhesha aktor

23/01/2015 00:00

Benedict Cumberbatch ka zbuluar se prindërit e tij aktorë nuk donin që ai të ndiqte një karrierë në kinematografi, por të bëhej avokat.

“Aktrimi është i çuditshëm, i çmendur dhe nuk është një punë me orar fiks. Kur je aktor është shumë e vështirë të planifikosh jetën familjare e për këtë arsye prindërit e mi punuan shumë që unë të merrja arsimin e duhur për t’u bërë avokat”, tregoi aktori britanik, i cili duke ndjekur hapat e prindërve të tij ka bërë zgjedhjen e duhur pasi javën e kaluar u nominua për çmim Oscar si aktori më i mirë falë interpretimit të tij në filmin ‘The Imitation Game’.

38-vjeçari kujton edhe episodin që e bindi të bëhej aktor: “Pasi më pa në një pjesë në Universitetin e Mançesterit, babai më tha në makinë se unë isha më i mirë se ai në aktrim, gjë që është diçka e madhe për babain t’ia thotë djalit të tij.”

Top Channel