Policia u kujton qytetarëve: Mos harroni, jetoni në Norvegji

23/01/2015 00:00

Policia norvegjeze u detyrua të dalë me një deklaratë publike për t’u kujtuar të gjithë qytetarëve që jetojnë në Norvegji…dhe dëborë do bjerë.

Gjithçka nisi në qytetin Agder kur reshje të mëdha dëbore vështirësuan lëvizjet për shumë njerëz. Këta të fundit nisën t’i bien telefonit të policisë duke iu ankuar se dëbora po i vononte për punë, që nuk kishin marrë gazetën e mëngjesit madje edhe se bënte shumë ftohtë jashtë.

“Njerëzit po telefonojnë dhe poo ankohen për dëborën, që janë vonë për punë, që s’kanë marrë gazetën e mëngjesit e të tjera si këto. Këto raportime nuk do të jenë prioriteti ynë”, deklaroi në rrjetet sociale policia e qytetit Agder.

Zëdhënësi i policisë, Per Kristian Klausen tha për gazetën vendase, “Dagbladet” se njerëzit s’duhet të harrojnë që jetojnë në Norvegji dhe duhet ta pranojnë këtë, bashkë me dëborën”.

Ditët e fundit Norvegjia është goditur nga reshje të mëdha dëbore, por jo të pazakonshme për vendin skandinav.

Top Channel