“Pse nuk jam në filma me buxhet të lartë”

23/01/2015 00:00

Aktori Joaquin Phoenix nuk dëshiron të jetë pjesë e filmave me buxhet të lartë pasi sipas tij, në këto filma cilësia e aktrimit nuk është në nivele të larta.

“Sa më shumë para të shpenzohen për një film, aq më shumë duhen grumbulluar që të dalësh me fitim. Kështu që, nis dhe ul standartet. Përpiqesh që filmin ta bësh tërheqës për një publik sa më të gjerë duke lënë pas dore interpretimin. Për këtë arsye unë nuk kam qenë pjesë e filmave të mëdhenj në vitet e fundit”, shpjegoi Phoenix për ‘The Guardian’.

40-vjeçari është i famshëm për interpretimet e tij në filma me buxhet të ulët si ‘Her’ apo ‘The Master’, por ishte filmi ‘Gladiator’ ai që e bëri të njohur në Hollivud.

Top Channel