Më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes, Mikel Zavalani ka reaguar për herë të parë pas më shumë se 2 muajsh në gjendje kome. Ndërsa pak ditë më parë ka dalë përfundimisht nga terapia intensive. E ëma e tij, shkrimtarja dhe publicistja Kozeta Zavalani, tregoi në ‘Pasdite në Top Channel’ se si e fitoi betejën e shëndetit bashkë me djalin e saj.

Cristiano Ronaldo befason sërish. Tre herë fituesi i Topit të Artë është maskuar për të surprizuar një adhurues të tijin. Ndërsa djali priste për të marrë autografin, ai ka parë se drejt tij po shkonte një njeri që dukej si lypës, por është surprizuar kur pa lojtarin më të mirë në botë. E gjithë skena u filmua nga një këngëtar spanjoll.

Edhe pse vetëm 9 vjeç, zëri i saj të mahnit. Erza Muçolli është vogëlushja nga Kosova e cila ka një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ajo ishte një ndër 5 finalistët e spektaklit “France’s Got Talent 2014”. Përveç të kënduarit, Erza luan edhe në piano. Një zë tejet i veçantë, të cilin ajo filloi ta punojë që nga mosha 3-vjeçare premton shumë në rrugën e artit.

Klevis Tafaj realizon ëndrrën e tij amerikane. Balerini i ri ia ka dalë të firmosë një kontratë 3-vjeçare me një teatër të njohur në Nju Jork. Puna dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj baletit i dhanë edhe frutet e tyre. Pas një konkursi në San Marion, ai fitoi të drejtën për të realizuar një provë në Amerikë, ku edhe po ndërton karrierën.

Top Channel