Letra e të mbijetuarës së Titanikut shitet gati 12 mijë dollarë

24/01/2015 00:00

Një letër indinjuese nga një aristokrate britanik, e cili i mbijetoi mbytjes së titanikut më 1912 është shitur gati 12 mijë dollarë, tha të premten një shtëpi ankandesh në New England.

Zonja Lucy, objekt i nëpërkëmbjes publike, pasi arriti të shpëtonte me një varke thuajse bosh, shkroi një letër në Londër, një muaj pas fatkeqësisë.

“Ashtu si na trajtuan në Angli, pasi u rikthyem, nuk na dukej sikur kishim bërë tamam gjënë e duhur që kishim shpëtuar. A nuk është kjo e turpshme?”, ka shkruar ajo.

Pas një jave të ofertave online letra është shitur për 11 mijë e 875 dollarë.

Mbi 1500 njerëz vdiqën më 15 prill 1912 kur Titaniku u përplas me një ajsberg dhe u fundos pranë Newfoundland.

Top Channel