Reali i Madridit nënshkruan me një tjetër talent

24/01/2015 00:00

Pasi zyrtarizoi blerjen e talentit norvegjez, Martin Odegaard, Reali i Madridit ka arritur të nënshkruaj edhe me një tjetër talent, këtë herë brazilian.

Mesfushori Lucas Silva, i cili ishte pjesë e brazilianëve të Cruzeiro-s, ka nënshkruar një kontratë 5 vite e gjysmë me kampionët e Europës.

Shumë prej klubeve elitare europian tentuan blerjen e 21-vjeçarit, por në fund ai ka vendosur të vihet nën urdhrat e italianit Carlo Ancelotti.

“Real Madrid dhe Cruzeiro kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Lucas Silva, i cili ka nënshkruar për klubin deri më 30 qershor 2020”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi spanjoll.

Top Channel