Përleshje të armatosura në kufirin mes Sirisë dhe Libanit, vriten 5 ushtarë

24/01/2015 00:00

Përleshje të ashpra janë zhvilluar gjatë ditës së premte në kufirin midis Libanit dhe Sirisë, mes ushtrisë libaneze dhe militantëve.

Autoritetet libaneze kanë bërë të ditur se gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë humbur jetën 5 ushtarë, ndërkohë që të paktën 9 militantë janë vrarë. Luftimet e ashpra janë zhvilluar në fshatin Ras Balalbek, pranë qytetit të Arsal.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e inkursionit ndaj ushtrisë libaneze. Zona ku ka ndodhur ngjarja shpesh është kthyer në fushë betejë mes militantëve islamikë që veprojnë në Siri dhe ushtrisë së Libanit.

Siguria në Liban është cënuar ndjeshëm që prej nisjes së krizës në Siri në vitin 2011. Problemet e brendshme politike kanë ndikuar gjithashtu në krijimin e një situate të trazuar, prej muajit maj të vitit të kaluar vendin është pa president.

Top Channel