Hollande në Davos: Të luftojmë së bashku terrorizmin 

24/01/2015 00:00

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Presidenti francez François Hollande i bëri thirrje shteteve dhe kompanive të mëdha për të punuar së bashku në luftën kundër terrorizmit, vetëm dy javë pas sulmeve të përgjakshme në Paris.

“Përgjigja duhet të jetë globale, ndërkombëtare, e ndarë mes atyre shteteve që janë në vijën e frontit. Por kjo përpjekje duhet të përfshijë edhe bizneset, sidomos ato të mëdha, të cilat kanë për detyrë të veprojnë”, tha Presidenti francez, duke shtuar se duhet të bllokohen menjëherë të gjitha mënyrat e financimit ndaj grupeve terroriste.

Fjalimi i Hollande u mbështet nga të pranishmit, duke e duartrokitur gjatë atë. Ai i kërkoi kompanive të internetit për të siguruar përmbajtjet e paligjshme të marra nga webi, duke thënë se qeveritë nuk mund ta luftojnë terrorizmin të vetme.

“Udhëheqësit e korporatave duhet të luftojë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, drogës dhe mallrave, dhe të ndërpriten investimet indirekte financiare për terrorizëm”, shtoi ai.

Ndërkohë të enjten, Franca publikoi masa të reja me synimin për të ndihmuar shkollat të luftojnë radikalizimin islamik, racizmin dhe antisemitizmin, në shenjë reagimi pas sulmeve vdekjeprurëse të terroristëve dy javë më parë.

Lëvizja e fundit, e cila përfshin më shumë mësues trajnimi dhe një edukim më civil dhe etik në një vend që njihet për laicitetin e tij, vjen pasi dhjetra shkolla u ankuan për nxënës që refuzuan t’i bashkoheshin minutës kombëtare të heshtjes së 8 janarit, në nderim të viktimave.
 

Top Channel