Kinë, burri paguan makinën e shtrenjtë me një qese plot me qindarka

24/01/2015 00:00

Një burrë kinez vendosi të blinte me para’ në dorë një makinë me vlerë rreth 7 mijë dollarë, por pagesën e bëri të gjithën me qindarka duke dorëzuar një çantë të madhe te shitësi i habitur.

“Më kishte paralajmëruar që do të paguante me prerje të vogla, por mendova se do të ishin kartëmonedha. Kurrë nuk ma merrte mendja se do të paguante me qindarka”, tha shitësi.

Ndërsa blerësi nga provinca e Hebeit tha se monedhat i kishte mbledhur nga biznesi i tij privat.

Sipas ‘Metro’, çanta e mbushur me monedha peshonte 150 kg dhe 8 persona u morën me numërimin e tyre gjatë një pasditeje të tërë.

Top Channel