“Balotelli nuk donte që të punoja ose të kërceja”

24/01/2015 00:00

Fanny Neguesha bëri publike disa detaje të marrëdhënies së saj të përfunduar tashmë me futbollistin Mario Balotelli. Në deklarata për ‘Tuttosport’, Fanny zbuloi se sulmuesi italian është shumë fanatik.

“Nuk donte që të punoja, nuk donte që të kërceja dhe nuk donte që të dilja në faqet e para të revistave. U mundova ta bindja, por ai është shumë kokëfortë”, u shpreh ish-partnerja e lojtarit që aktualisht luan për Liverpool.

Fanny zbuloi edhe disa aspekte të personalitetit të Balotellit: “Është tip i mbyllur dhe shumë më i ëmbël sesa duket. Kështu që, para se ta sulmojnë të tjerët, sulmon vetë. Por ka një zemër të madhe.”

Top Channel