Nis në Elbasan aktiviteti “Shqipëria, JO duhanit!”

24/01/2015 00:00

Sot në Elbasan është zhvilluar aktiviteti sensibilizues “Shqipëria, JO duhanit” i cili pritet të rrugëtojë në të gjithë vendin. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, drejtues të pushtetit vendor, deputetë dhe përfaqësues të DSHP-së kanë dhënë mesazhin e një jete të shëndetshme pa duhan.

Beqja tha se do të punohet fort në tre drejtime për të luftuar duhanin: do të informohen qytetarët, kryesisht të rinjtë për dëmet e duhanit, do të rritet kostoja e cigareve për ta bërë të vështirë blerjen si dhe do të forcohen inspektimet.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, ndryshimet në ligjin për duhanin u bënë për të forcuar zbatimin e tij. Por, siç tha ministri, falenderimi kryesor u takon qytetarëve dhe sipërmarrësve të ndërgjegjshëm që po e zbatojnë rigorozisht këtë ligj.

Top Channel