PD: E hëna, hapi i parë i protestës mbarëkombëtare

24/01/2015 00:00

Grida Duma, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, në një deklaratë për mediat theksoi se “e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë”.

“Të hënën në orën 11:00, qytetarët në mbarë vendin nisin aksionin kundër çmimit më të lartë të naftës në rajon e në Europë. Në orën 11, drejtuesit e mjeteve në mbarë Shqipërinë do të ndalojnë e fikin makinat për 5 minuta, në shenjë proteste kundër çmimit të lartë të naftës, kundër rrjepjes e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të klientelës korruptive Rama-Meta”, u shpreh Duma.

“E hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër cmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë. Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, në krah të interesave të tyre të drejta, është në ballë të protestës së tyre të legjitime”, shtoi Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike.

Top Channel