10 minuta përtypje çamçakëzi largojnë 100 milionë baktere
24/01/2015 00:00
Një studim i Universitetit të Groningenit në Holandë ka dalë në përfundimin se çamçakëzi mund të largojë 100 milionë baktere nga goja në vetëm 10 minuta përtypje.
Studimi i publikuar në gazetën ‘Plos One’ tregon se çamçakëzi është shumë efektiv sidomos në 30 sekondat e para sepse më pas e humb aftësinë për të thithur bakteret.
Por, studiuesit holandezë kanë saktësuar se vetëm çamçakëzi pa sheqer pastron gojën nga bakteret, pasi ai me sheqer i ushqen ato.
Top Channel