Italia, ndërmjetëse për Shqipërinë e Serbinë

24/01/2015 00:00

Nismën e paraardhëses së tij, Federica Mogherini një vit më parë e ka
çuar në vend Paolo Gentilioni, shefi aktual i diplomacisë italiane, i
cili mbajti në Romë takimin trepalësh, Itali, Shqipëri, Serbi.

Nisma qe ishte propozuar perpara asaj qe u cilesua si kriza diplomatike Serbi –  Shqiperi pas ngjarjeve ne stadiumin e Beogradit, tregoi edhe njehere intuiten e Italise per nevojen e ndermjetesuesit mes dy vendeve ballkanike, i treguar ky rol edhe ne konfigurimin e tre ministrave te Jashtem ne konferencen per shtyp.

Ivica Daçiç vleresoi nismen e Italise, kur pohoi per ekzistencen e raporteve shpesh emocionale mes Serbise dhe Shqiperise, por e rendesishme eshte tha ai, te ndjekim keshillen e miqve, duke iu referuar ne kete rast Italise.

Vleresimit per iniciativen italiane iu bashkua edhe Ditmir Bushati, ashtu sikunder edhe nenvizimit te nevojes per të ecur perpara. E pavaresisht termave te moderuar te deklaratave te dy shefave te diplomacise ballkanase per bashkepunim ne emer te integrimit, as media italiane nuk eshte mjaftuar me kete dukje, kur beri prezent permes pyetjeve raportin jo te lehte Beograd – Tirane.

“Ne nuk ishim djaj qe papritur u beme engjej, por në rast se sot për sot nuk ka më gjakderdhje dhe paqartësi për të ardhmen, faktor kryesor për këtë, mos them vendimtar, është perspektiva e qartë europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bushati.

Si Serbia, ashtu edhe Shqiperia, paten shqetësimin qe ne çdo rast te theksonin partneritetin strategjik me Italine, ndersa ministri i saj i Jashtem Gentilioni te ritheksonte se vendi i tij mbetet avokati i integrimit europian te rajonit tone, kur huazoi ne kete rast qendrime te shprehura ne Bruksel se ky proces per Europen mbetet strategjik.

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, angazhim për mbajtjen e zotimeve

Kjo vizitë e Ditmir Bushatit në Romë, ishte rast edhe për një takim dypalësh me homologun italian, ku siç ai pohoi në një intervistë për TCH janë hedhur piketat e bashkëpunimit konkret gjatë këtij viti të angazhimeve të ndërmarra nga Rama e Renzi më 30 dhjetor në Tiranë, angazhim ky që pritet të kulmojë me mbledhjen e dy qeverive.

“Ne shpresojmë që bashkëpunimi të kulmojë në një mbledhje të përbashkët të qeverive tona brenda fundit të këtij viti”, deklaroi Bushati.

Ndërsa ministrit të Jashtëm italian iu rikujtua nga media se angazhimi që shefi i tij mori përsipër në Tiranë, për heqjen e taksës së mallrave Shqipëri-Itali brenda janarit, nuk është realizuar ende.

Gentiloni deklaroi se kjo nuk ka ndodhur për shkak se, ashtu si në Shqipëri, kalendari parlamentar është i tejmbushur për shkak të angazhimeve dhe reformave të nisura.

Por ai siguroi se vullneti i qeverisë së Romës për ta zgjidhur këtë çështje është plotësisht i konfirmuar. Siç mbetet i konfirmuar edhe bashkëpunimi Tiranë-Romë për çështjen e sigurisë, ashtu sikundër pohon Bushati.

Kjo temë, ku sidomos Italia është e interesuar për ndërprerjen e rrugëve të kalimit përmes territorit të saj të luftëtarëve drejt Sirisë dhe Irakut, ka bashkëpunimin e plotë të institucioneve të të dyja vendeve, në të gjitha nivelet. 

Top Channel