Roma: Do të mbajmë premtimet për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare

24/01/2015 00:00

Vizita e ministrit të Jashtem Ditmir Bushati në Romë, ishte rast edhe
per takim dypalesh me homologun italian, ku sic ai pohoi ne nje
interviste per Top Channel jane hedhur piketat e bashkepunimit konkret
gjate ketij viti te angazhimeve te nderrmarra nga Rama e Renzi ne 30
dhjetor ne Tirane.

“Shpresojmë që do të kulmojë me një mbledhje të përbashkët të dy qeverive brenda këtij viti”, tha Bushati.

Ndersa ministrit i Jashtem italian iu rikujtua nga media se angazhimi qe shefi i tij premtoi ne Tirane per heqjen e takses se mallrave Shqiperi-Itali brenda janarit, nuk eshte realizuar ende.

Gentilioni deklaroi se kjo ka ndodhur per shkak se ashtu si ne Shqiperi, kalendari parlamentar eshte i tejmbushur per shkak te angazhimeve dhe reformave te nisura tha ai, duke siguruar se vullneti i Qeverise se Romes per ta zgjidhur kete çeshtje eshte plotesisht i konfirmuar.  

Top Channel