INUK: Padi penale Bashës dhe Florenc Hoxhës

24/01/2015 00:00

INUK njoftoi sot se ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim për ndjekje
penale për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreun e
Inspektoriatit Ndertimor Vendor Florenc Hoxha, si dhe drejtuesin e nje
kompanie private.

Sipas INUK, Basha, Hoxha dhe sipermarresi privat kane
ndertuar objekte te paligjshme ne kryeqytet.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për shpërdorim detyre. Gjithashtu për të njëjtën akuzë është bërë kallëzim penal edhe për drejtuesin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Florenc Hoxhën, anëtarët e Këshillit Teknik t? Bashkisë Tiran?, subjektin ndërtues “G-A” sh.p.k si dhe investitorin, shtetasin Fatjon Mahmudaj, p?r veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Bëhet fjalë për një objekt shumëkatësh multifunksional, që po ndërtohet mes dy objekteve publikë në rrugën e Elbasanit; shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja ‘Asim Vokshi’. Leja e dhënë për këtë objekt nga kryetari i Bashkisë së Tiranës është miratuar në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe në mungesë të një plani të detajuar vendor  për zonën ku po kryhet ndërtimi. Sipas parashikimeve ligjore, çdo fazë e miratimit të një leje ndërtimi, duhet të publikohet në regjistrin e planifikimit të territorit, gjë që nuk është bërë”, tha drejtoresha e INUK, Dallëndyshe Bicaj.

Top Channel