Bashkia: Lejet janë brenda ligjit

24/01/2015 00:00

Pas njoftimit të INUK mbi padinë penale ndaj kryetarit të Bashkisë
Lulzim Basha, bashkia e kryeqytetit ka regauar duke akuzuar
kryeministrin Rama se ka intensifikuar një fushatë shpifjesh ndaj
Bashkisë së Tiranës dhe për këtë ka zgjedhur figurën e dhunës dhe
korrupsionit qeveritar të shkatërrimit të pasurive dhe gjobave
korruptive ndaj qytetarëve, drejtoreshën famëkeqe të INUK, Dallëndyshe
Bicaj.

Ne deklaraten e Bashkise thuhet se leja e miratuar nga Bashkia Tiranë është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit.

Përputhshmëria e dokumentacionit të çdo leje të miratuar nga Bashkia, është lehtësisht e verifikueshme nga çdo autoritet apo palë e interesuar.  Është respektuar lartësia e propozuar  nga Plani i përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, lartësi e cila është saktësuar edhe në Planin e Detajuar Vendor.

Me tej Bashkia deklaron se në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur dhe vazhdojnë të mbërrijnë me dhjetëra denoncime nga qytetarë që janë goditur dhe dhunuar paligjshmërisht dhe u janë vënë gjoba korruptive nga INUK i Dallëndyshe Bicajt, Ergys Hoxhës dhe Edi Ramës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët se çdo rast të denoncuar, për prishje në kundërshtim me ligjin dhe për gjoba korruptive nga përmbaruesi personal i Dallëndyshe Bicajt po trajtohet me seriozitet dhe do të dërgohet para drejtësisë.
 

Top Channel