Inspektoriati i Punës, kontroll biznesit fason

24/01/2015 00:00

Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli së bashku me drejtues të tjerë të këtij institucioni, zhvilloi këtë të shtunë një inspektim në një prej ndërmarrjeve kryesore të sektorit fason që ushtron aktivitet në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëbisedimi dhe njohja nga afër me shqetësimet e punonjësve, për respektimin e të drejtave të tyre të ligjshme, nëse ishin kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore apo jo, etj.

Zoti Ylli i ftoi të gjithë punonjësit të mos hezitojnë për të ankimuar çdo rast të shkeljes së këtyre të drejtave.

Gjatë ditëve të para të këtij viti ka pasur një fluks në rritje të numrit të ankesave që vijnë nga punonjës të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe industrisë, për raste kur punohet pa sigurime shoqërore, pra në punë të zezë, për raste të vonesës në dhenien e pagave për punonjësit në datën e caktuar, apo që nuk ka kontratë pune.

Pak ditë më parë, në një subjekt fason në zonën e Shkozetit të Durrësit, Inspektoriati i Punës zbuloi 56 punonjës që punonin në të zezë dhe pezulloi aktivitetin deri në momentin kur të gjithë punonjësit të jenë futur në skemën e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Top Channel