Karta e studentit, 95 për qind nuk janë të regjistruar

24/01/2015 00:00

Edhe pse ekziston mundësia për t’u pajisur me kartën e studentit, 95 për qind e studentëve rezultojnë të mos jenë të regjistruar. Sipas një pyetësori të realizuar, problem duket se janë bërë pengesat burokratike.

“Nga 500 studentë me të cilët kemi zhvilluar anketën, rreth 90 për qind nuk ishin pajisur me kartë dhe kishin mungesën e besimit dhe dëshirës për t’u pajisur me të. Kjo, sepse mendonin se shërbimet që ajo ofronte jo vetëm që nuk plotësoheshin, por ishin edhe shërbime që krahasuar me vendet evropiane do të ishin shumë pak lehtësuese në jetën e tyre studentore”, deklaron Françeska Muça nga Avokati i Rinisë.

Nga ana tjetër, nga pyetësori rezulton se të rinjtë që janë të pajisur me kartë nuk kanë përfituar lehtësitë që duhet të kenë në shërbime. Kjo, pasi subjektet që i ofrojnë këto shërbime nuk e njohin kartën e studentit.

Top Channel