Vlorë, nisin punimet për ndërtimin e shëtitores

24/01/2015 00:00

Nisën këtë të shtunë punimet për projektin e financuar nga qeveria shiptare për ndertimin e shëtitores në qytetin e Vlorës.

Që në orët e mëngjesit nisi puna në terren për zbatimin e projektit, një nga më të mëdhenjtë në zonën qytetit bregdetare.

Projekti, me investitor Fondin Shqiptar të Zhvillimit, parashikon mbushjen me rërë të plazhit të Vlorës dhe kthimin në një zonë pushimi gjatë sezonit veror.

Në zbatim të projektit janë angazhuar dy kompani shqiptare dhe italiane. Punimet parashikohet të zgjasin 8 muaj, por sipas drejtuesit të kompanisë zbatuese, ato mund të mbyllen edhe më herët.

Top Channel