Burrel, prezantohet projekti për integrimin e romëve

24/01/2015 00:00

Në Bashkinë e Burrelit është prezantuar një projekt që i kushtohet integrimit të familjeve rome dhe të komunitetit egjiptian.

Projekti mbeshtetet nga donatorët dhe synon përmirësimin e jetesës nëpërmjet integrimit të grupeve të margjinalizuara.

Në prezantimin e tij morën pjesë ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, ai i Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe ata të komunitetit rom e egjiptian.

Zbatimi i projektit shkon në një hark kohor prej dy vjetësh dhe parashikon ngritjen e qendrave sociale, ndërtimin e banesave individuale, rikonstruksionin e banesave në ndërtim dhe ndërhyrjen në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Top Channel