Shqiptarët e tsunamit, kujtohet 10-vjetori i tragjedisë në Indonezi

24/01/2015 00:00

Kur kanë kaluar 10 vjet nga tsunami katastrofik në Indonezi, në Tiranë u përkujtua kjo tragjedi përmes një ekspozite fotografike.

E hapur në Galerinë e Arteve, kjo ekspozitë tregon kontributin e shqiptarëve në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga tsunami.

Ata ishin mjekë, gazetarë të cilët përveç punës vullnetare çuan në ishullin e Sumatrës edhe një shumë prej 500 mijë dollarësh ndihmë.

“Kemi qenë një grup aktivistësh dhe mjekësh që në mënyrë vullnetare donim ta bënim Shqipërinë eksportuese ndihme. Kemi parë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri e Kosovë për të ndihmuar popullsinë dhe kur ndodhi tsunami në Indonezi ne thamë që ta bënim Shqipërinë eksportuese ndihme dhe jo importuese, ndaj shkuam aty”, deklaroi organizatori i vullnetarëve.

Top Channel