Lazio mund Milanin 3-1 në “Olimpico”. Mexes godet Maurin, del me të kuqe

25/01/2015 00:00

Për Milanin duket se nuk ka më shpresë, pasi edhe këtë javë është mundur nga Lazio me rezultatin 3-1 në “Olimpico”.

Kuqezinjtë e filluan me një gol të shpejtë të Menez, që në minutën e katërt, por gjërat u dukën se nuk do të përfundonin mirë. Lazio ishte ajo që kontrollonte lojën  gjatë gjithë kohës, ndërkohë që Milani luante në mënyrë konfuze dhe nuk krijonte asnjë rrezikshmëri në portën e Marchettit.

Gjithsesi, lacialët gjejnë golat në pjesën e dytë. Sapo ajo fillon, është Parolo i cili barazpeshon shifrat, për t’i lënë radhën Kloses pak minuta më pas, për golin e avantazhit. Në minutën e 81-të, shënon sërish Parolo, golin e tretë për Lazion dhe të dytin personal të takimit.

Në fundin e ndeshjes tensioni kaloi çdo kufi dhe Mexes, pas tentativës për të goditur Maurin, shkakton një situatë të dalë jashtë kontrollit dhe me përleshjen e disa lojtarëve, në fund të së cilës mbrojtësi i Milanit del me kartonin e kuq. Minutat në vazhdim nuk sollën asnjë ndryshim në rezultatin e takimit.

Top Channel