Venezuelë, opozita u rikthehet tubimeve antiqeveritare prej krizës së rëndë

25/01/2015 00:00

Mijëra venezueljanë kanë marrë pjesë në marshimin e opozitës në Karakas, me akuzat se politikat qeveritare janë duke e përkeqësuar krizën ekonomike të vendit.

Marshimi ishte përpjekja e parë e opozitës prej muajsh të tërë, për të rigjallëruar lëvizjen e tubimeve, që ngriti në këmbë vendin vitin e kaluar.

Shumë prej tubuesve mbanin në duar tenxhere bosh, duke iu referuar kështu mungesës së ushqimeve bazë në treg.

Politikanja opozitare, Maria Corina Machado, deklaroi se Presidenti Nicolas Maduro duhet të largohet nga posti, në mënyrë që populli i Venezuelës të arrijë të bashkohet sërish. Demonstruesit kanë ngritur zërin edhe kundër inflacionit të lartë në vend dhe kriminalitetit në rritje.

Top Channel