Ndonëse janë publikuar vetëm rezultatet paraprake dhe Exit Polls nxjerrin fituese partinë e së majtës radikale Syriza, në rrugët e Athinës kanë filluar festimet.

Qindra grekë janë mbledhur në zyrat e kësaj partie në rrugët e Athinës dhe me flamuj në duar po festojnë, ndërsa qytetarë të gëzuar po i bien borive dhe shprehen të gëzuar me fitoren e radikalëve.

Në Athinë kanë mbërritur për të mbështetur Syriza-n edhe shume shtetas të huaj. Njëri prej tyre, thotë se është shumë i lumtur që Syriza fitoi zgjedhjet në Greqi.

“Shpresonim dhe tashme gëzohemi që Syriza fitoi. Jemi të lumtur. Na u kthye shpresa. Urime Greqisë. Të mbledhur këtu në qendrën elektorale të Syriza-s janë me qindra grekë. Alexis Tspiras është fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve. Mbetet për të parë, se si dhe me kë prej aleateve politikë, Alexis Tspiras do të krijojë qeverinë e re”, shprehet një qytetar.

Top Channel