SYRIZA, partia që mbështet emigrantët

26/01/2015 00:00

Votimet në Greqi ishin një event i rëndësishëm, jo vetëm për grekët, por edhe për qindra-mijëra shqiptarë jetojnë në vendin fqinj. Bashkatdhetarët tanë ishin të interesuar, pasi sipas tyre, në këto zgjedhje vendosej edhe për të ardhmen e tyre.

Situata e keqe ekonomike e emigrantëve, por edhe mungesa shanseve në Greqi, ka bërë që shumë prej tyre të kthehen në vendlindje ose të emigrojnë sërish, këtë herë drejt Europës.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Selanik, Aleksandër Marku, “SYRIZA është një parti që edhe kur ka pasur pak vota ka qenë në mbështetje të emigrantëve dhe i kanë përkrahur në të drejtat e tyre.”

“Në programin e tyre është që emigrantët që kanë vite që jetojnë në Greqi të marrin nënshtetësinë greke dhe gjithashtu ta marrin fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi. Emigrantët shpresonin shumë që SYRIZA t’i fitonte këto zgjedhje”, thotë korrespondenti.

Top Channel