Tifozët e Liezhit i “presin kokën” lojtarit të Anderlehtit

26/01/2015 00:00

Tifozët e Standardit të Liezhit dhanë një imazh shumë të keq në ndeshjen që skuadra e tyre luajti ndaj Anderlecht-it të drejtuar nga Besnik Hasi.

Ultrasit shpalosën një banderolë të madhe ku shihej një person me maskë dhe me hanxhar në njërën dorë, ndërsa në tjetrën mbante kokën e prerë të Steven Defour, ish-lojtar i Standardit, tani te Anderlecht.

“Ose i kuq, ose i vdekur”, shkruhej në banderolën e turpshme të tifozëve të cilët nuk ia kanë falur transferimin te rivalët e përjetshëm ish-idhullit të tyre.

Vetë futbollisti shprehu pakënaqësinë e tij për këtë banderolë duke hedhur topin drejt tifozëve në pjesën e dytë dhe kjo gjë i kushtoi kartonin e dytë të verdhë, duke dalë me karton të kuq.

Top Channel