Skënderaj, grindje mes shoferëve, një i vdekur

26/01/2015 00:00

Një sherr mes dy shoferëve të autobusëve në Skenderaj, ka përfunduar me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka konfirmuar për KosovaPress se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë duke u trajtuar në klinikë.

“Njëri prej viktimave është sjellë në klinikën pa shenja jete dhe është konstatuar si i vdekur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit”, ka thënë Lenjani.

Top Channel