Për herë të parë pas vitit 1923 parlamenti grek nuk do të ketë një
Papandreu. Ka qenë traditë në politikën greke, që familjet e udhëheqësve
të mëdhenj, te kryeministrave, presdenteve dhe ministrave e deputeteve,
te pasoheshin nga pinjollet e tyre.

Jorgos Papandreu eshte pikerisht nje prej shembujve me te qarte te ketyre dinastive politike qe po veniten.  Partia e tij e Re Levizja e Demokrateve Socialiste ka perqendruar vetem 2.6 per qind te votave ne zgjedhjet parlamentare,  duke mos mundur te hyje ne Parlament dhe si rrjedhim ai te mos jete nje nga 300 ligjvenesit greke.

Papandreu, djali i ish-kryeministrit grek dhe themeluesit te PASOK-ut Andrea Papandreu dhe nip i ish- Kryeministrit Jorgos Papandreu  ka udhehequr socialistet greke nga viti 2004 deri ne 2012 dhe qeverine greke pas zgjedhjeve te 2009, por kriza ekonomike dhe futja e Greqise ne memorandumin e ndihmave te huadhenesve, sollen renien e tij politike.

Ne fillim eshte menjanuar nga lideri i sotem i PASOK-ut Evangelos Venizelos dhe me pas, 23 dite para zgjedhjeve te 25 janarit, ka krijuar partine e tij te re. Eshte fakt se ne se socialsitet nuk do ishin percare do te ishin forca e trete politke e vendit megjithese perqindja e tyre ka rene pasi ata kane paguar koston e masave antikrize.

Gjithesesi ne politiken aktive greke mbeten ende emrat e disa politkaneve qe vijne nga oxhaqet e medha politike si Dora Bakojanis dhe Kiriakos Mitsotakis, qe jane femijet e ish kryeminsitrit Kostandinos Mitsotakis.

Apo edhe ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis i cili eshte nipi i presidentit te famshem te Greqise dhe themeluesit te Demokracise se Re, Konstandinos Karamanlis.

I menjanuar vitet e fundit nga partia e tij vleresohet se ai ose mund te pretendoje lidershipin e konservatoreve bashke me Bakojanin apo me disa kandidate te tjere pas disfates se Antonis Samaras, ose siç degjohet mund te jete nje nga emrat e kandidateve per president qe degjohen per t’u propozuar nga Radikalet e Majte.Ne se asgje nga keto nuk do te ndodhe kjo tregon edhe njehre se dinastive politike greke po u vjen fundi.

Top Channel