Bota e errët e pornografisë amatore

26/01/2015 00:00

Bota e errët e pornografisë amatore është zbuluar nëpërmjet një dokumentari me titull ‘Hot Girls Wanted’, që u shfaq për herë të parë ditën e shtunë në Festivalin e Filmit Sundance.

Dokumentari nga Jill Bauer dhe Ronna Gradus tregon lehtësinë me të cilën adoleshentet i futen industrisë së seksit pasi i premtohen para’ dhe famë.

Gjatë dokumentarit, një 23-vjeçar me emrin Riley (i cili e quan veten “menaxher”) pret në shtëpinë e tij rreth 5 të reja në ditë të cilat duan të nisin karrierën në pornografi, një karrierë që zgjat vetëm disa muaj.

18-vjeçarja Tressa pranon se e tërhoqi ideja për të bërë filma për të rritur pasi e shihte si mënyrën e vetme që të largohej nga shtëpia e saj në Teksas. Ajo tregon se fitoi 25 mijë dollarë në 4 muaj punë, por shpenzimet për të brendshme, manikyrë, tualet dhe teste për sëmundje infektive bënë që në fund të karrierës së shkurtër në llogarinë bankare të kishte vetëm 2 mijë dollarë.

“Është shumë e lehtë të përfitosh nga një adoleshente”, thotë ajo.

Top Channel