Durrës e Vlorë, makinat ndalojnë për 5 minuta

26/01/2015 00:00

Për 5 minuta të dy kahet e lëvizjes në autostradën Durrës-Tiranë janë
bllokuar nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët i
janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të tyre Lulzim Basha, për të fikur
automjetet në shenjë proteste për çmimin e lartë të naftës në vend.

Protesta në Durrës është ndalur edhe në të tjera çështje që shqetësojnë sot qytetarët sot, si rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e taksave, si dhe prishjet pa kriter të objekteve nga INUK. Deputeti Eduart Halimi deklaroi se ekzekutivi shqiptar po kthehet nga një Qeveri shërbimi në një qeveri makthi.

Ndërkohë për 5 minuta jane fikur motorrat e makinave edhe ne qytetin e Vlores në shenjë proteste kundra rritjes se çmimit te naftes.Makinat jane fikur ne tre pika ne vlore ne bulevardin Vlorë-Skelë; ne rrugen transballkanike dhe ne hyrje te autostrades.

Top Channel