Stielike çon Korenë e Jugut në finalen e Kupës së Azisë

26/01/2015 00:00

Korea e Jugut ka mundur në gjysmëfinale Irakun me rezultatin 2-0 dhe pas 17 vitesh do të luajë finalen e Kupës së Azisë. Bileta për në finale është një sukses i trajnerit gjerman Uli Stielike, i cili e mori drejtimin e kombëtares koreano-jugore pas Botërorit të Brazilit.

Golat e takimit u shënuan nga Lee Jung-Hyup dhe Kim Young-Kwon.

Për t’u përmendur është fakti që Korea e Jugut deri tani nuk ka pësuar asnjë gol në Kupën e Azisë.

Top Channel