Fitorja historike e Syrizës, në sytë e mjaft ekspertëve të huaj, e
vendos Greqinë në kurs përplasjeje me perëndimin. Me këtë triumf të
radikaleve të majtë të angazhuar publikisht për t’i dhënë fund vite të
tëra masash antikrizë, politika europiane zhytet në një epokë të re
paqëndrueshmërie.

Me shume se 5 vjet nga fillimi i krizes se euros pikerisht ne Greqi tetorin e 2009-tes, nje ngerç qe vuri ne pikepyetje vete mbijetesen e monedhes se perbashket, votuesit greke e refuzuan haptazi shkurtimin e rrepte te shpenzimeve dhe rritjen e taksave te imponuara nga Europa si menyre per te shlyer detyrimin qe e shpetoi vendin nga skamja.

Ndikimi mbi euron ishte i menjehershem: monedha unike rreshqiti ne nivelin me te ulet te nje dekade mengjesin e sotem ne tregjet aziatike, ndersa tregu grek i aksioneve pati renie me 5%.

Votuesit greke zgjodhen t`ia dorezojne pushtetin liderit te ri karizmatik 40-vjeçar, Alexis Tsipras, edhe pse shume pak, vetem dy vende ne parlament, e ndane nga mundesia e qeverisjes pa partnere koalicioni.

Per Tspiras, me voten e djeshme, Greqia le pas masat shkaterruese anti-krize ashtu sic le pas edhe 5 vjet dhimbje e poshterimi. Per lideret europiane si kryeministri britanik David Cameron, ky rezultat zgjedhor nuk do te beje gje tjeter veçse do te rrise pasigurine ekonomike.

Lordi i thesarit, George Osborne shkoi edhe me tej me pohimet se Syriza, zor se do te arrije t`i vere vertet ne jete premtimet e saj, te cilat jane nder te tjera edhe te papajtueshme me kerkesat aktuale te Eurozones ndaj vendeve anetare.

Fitorja e paralajmeruar e Tsiprasit ishte megjithate befasuese si per nga shkalla e saj, ashtu dhe per nga impakti. Ne ditet qe jetojme, mazhorancat nje partiake jane teper te rralla ne sistemet parlamentare europiane e keto vitet e fundit, fenomene te tilla nuk kane vene vetem ne Hungari e Sllovaki nen drejtimin e lidereve te fuqishem te se majtes e se djathtes.

Por triumfi i nje partie te re si Syriza, te patestuar ndonjehere me pare ne pushtet, deshmoi qarte se 5 vite zbatimi te bindur te rregullave fiskale ne Europe, e kthyen politiken kokeposhte, thote ‘The Guardian’ dhe padyshim ky vendim ndeshkues popullor eshte nje sinjal per te gjithe eliten politike te Bashkimit Europian.

Top Channel