Ndërron jetë këngëtari Demis Roussos

26/01/2015 00:00

Këngëtari i famshëm grek Demis Roussos ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Artemios “Demis” Ventouris Roussos ka pasur sukses sidomos në vitet ’70 me hite si ‘Goodbye My Love’ dhe ‘Forever and Ever’.

Ai ka shitur rreth 60 milionë albume në të gjithë botën.

Demis Roussos ka lindur në Egjipt. Babi i tij ishte grek, ndërsa nëna e tij egjiptiane me origjinë nga Italia.

Prindërit e tij humbën pasurinë gjatë krizës së Suezit dhe vendosën të transferoheshin në Greqi.

Top Channel