Guardiola drejt largimit nga Bayern?

26/01/2015 00:00

Aventura e Pep Guardiolës si trajner i Bayern Munchen është drejt përfundimit. Gjatë një vizite që trajneri spanjoll i bëri një “fan club”-i të skuadrës bavareze në Greding, spanjolli foli në të shkuarën duke alarmuar tifozët, të cilët i kërkuan garanci për vazhdimësinë e tij në klub, por që ai nuk i ka dhënë.

“Për mua ishte një sfidë e madhe. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë, unë këtu kam jetuar një periudhë të bukur dhe kam qenë shumë i lumtur. Gjithçka ishte si një ëndërr për mua”, tha Guardiola.

Kontrata e trajnerit përfundon në vitin 2016, por sipas ‘Bild’ spanjolli mund të largohet një vit para skadimit të saj. Pritet një rikthim i tij te Barcelona si drejtor sportiv.

Top Channel