Mustafa pret ambasadorët e Quint-it

26/01/2015 00:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, njofton zyra për informim e qeverisë kosovare.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadorët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
 
Kryeministri ripërsëriti përkushtimin e qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të qeverisë, thuhet në komunikatë.
 
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu falenderoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës.
 

Top Channel