Përballimi rajonal i emergjencave, stërvitje e përbashket e vendeve të Ballkanit

26/01/2015 00:00

Në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja e përbashkët e vendeve të
Ballkanit Perëndimor për përballimin e emergjencave.
Zevendeskryeministri Niko Peleshi deklaroi se, kjo stërvitje duhet t’i
japë fqinjëve në rajon dëshirën e madhe të ndihmës së tjetrit në rast
fatkeqësish.

“Problematika që trajton stërvitja është nga momentet që ilustron më së miri nevojën për bashkëpunim rajonal. Përballë fakteqësive natyrore, secili prej vendeve tona është shumë i vogël dhe kapacitetet tona janë tepër modeste. Përballë fatkeqësive natyrore, cdo individ, politikan apo qytetar i thjeshtë instiktivish ndihet solidar, instiktivisht ndjen shtytjen për të ndihmuar që gjendet në vështirësi”, tha zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Donald Lu, ambasadori amerikan u shpreh se, vendet e Ballkanit Perendimor duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin.

“Mendoj se ka skepticizem ne kete rajon dhe me tej lidhur me vleren e Kartes se Adriatik 5. Mendoj se kjo stervitje ku po merrni pjese do te vertetoje se ky lloj bashkëpunimi ka shume vlere”, tha Lu.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri u shpreh se, zinxhiri i mbrojtes civile në vend duhet të reformohet tërësisht. Por ne kendveshtrimin e tij, asnje emergjence nuk perballlohet dot pa ndihmen e qytetareve, te cilet
jane te pamesuar me skenaret e perballimit te emergjencave.

“Nuk është e mjaftueshme t’i delegojmë kapacitetin dhe aftësinë mbrojtëse vetëm Qeverisë dhe institucioneve, në rast se cdo qytetar nuk ndërton brenda tij në sjelljen e përditshme mundësinë për të parandaluar, por më shumë se kaq mundësinë për të përballuar pasojat e rasteve të tilla në vendin tonë, por kjo vlen për të gjithë”, u shpreh Tahiri.

Top Channel