Protesta për çmimin e karburantit. Pas thirrjes së opozitës, makinat u fikën në rruge për 5 minuta

26/01/2015 00:00

Partia Demokratike i angazhoi qytetarët në një protestë kundër taksave
të larta, që sipas saj, pengojnë uljen e çmimit të naftës, njësoj si në
vendet e tjera europiane.

Ora 11:00 e gjeti ne proteste edhe kryetarin Lulzim Basha, bashke me ish-kryetarin Sali Berisha. Ata zbriten nga makina tek ish-hotel “Dajti”, ne nje kryqezim ku u vune re pak levizje gjate 5 minutave te protestes me makine fikur.

Nje forme e tille proteste, eshte risi ne Shqiperi, por sipas demokrateve Basha dhe Berisha ka gjetur mbështetjen e qytetareve ne te gjithe vendin.

“Duke përgëzuar nga zemra të gjithë qytetarët shqiptarë që morën pjesë në këtë protestë, mendoj se e sotmja është një ditë historike. Eshtë dita e protestës qytetare që nuk bëhet për pushtetin e askujt por bëhet për të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve për një qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme”, tha Basha.

Ne te gjitha rruget e tiranes ka patur ndalime te makinave gjate 5 minutave te protestes, siç ka patur edhe nga ata qe kane levizur sapo eshte hapur semafori jeshil. Por ajo qe eshte e rendesishme per demokratet eshte ndergjegjesimi i qytetareve se qeveria duhet t’u sherbeje dhe jo t’i zhvase.

“E sotmja është dita e parë e pranverës së protestave për shqiptarët, të cilët refuzojnë dhe nuk pranojnë më të nëpërkëmben, të shpërfillen, të trajtohen si skllevër të një qeverie që e ka mendjen si e si të mbushë çantat e saj dhe thesarin e saj me lekët që merr nga xhepat e shqiptarëve duke futur duart thellë e më thellë dhe në shumë raste duke u marrë edhe kacidhen e fundit”, theksoi Basha.
 
Eshte e veshtire te masesh efektin antiqeveritar apo propozitar te nje proteste te tille, por ajo qe eshte e sigurte eshte se partia demokratike nuk do t’i ndale protestat me moton “ose qeveria te heqe dore nga taksat e larta, ose te largohet”

“Buxheti nuk është i paprekshëm. Qeveria nuk është e paprekshme. Thirrja jonë është që menjëherë të reflektohet kërkesa e qytetarëve për uljen e taksës së qarkullimit. Menjëherë të rikthehet çmimi i energjisë aty ku ishte dhe të plotësohet premtimi elektoral për ulje të çmimit të energjisë me 16% ashtu siç u premtua në fushatë. Nëse këto thirrje nuk reflektohen protestat tona do të vazhdojnë, jo vetëm në ndryshimin e buxhetit por deri në ndryshimin e qeverisë”, u shpreh Basha.

Top Channel