Gëzuar Vitin e Dritës…nga NASA

26/01/2015 00:00

2015 është cilësuar si “Viti i Dritës” nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe për të festuar hyrjen e këtij viti, Agjencia Hapësinore Amerikane me ndihmën e teleskopit Chandra X-ray publikoi një set fotosh që të lënë pa frymë.

Imazhet janë produkt i vëzhgimeve nga disa teleskopë që kapin gjatësi të ndryshme të valëve të dritave e më pas nxjerrin një produkt përfundimtar.

FOTO GALERI
1/5
Kur një yll gjigant shpërtheu në Renë e Madhe të Magellanit, një galaksi satelit e galaksisë Rruga e Qumështit, la pas mbetje hapësinore që i njohim me emrin SNR 0519-69.0

Top Channel