Gjendet një “drone” në Shtëpinë e Bardhë, s’përbën kërcënim

26/01/2015 00:00

Shërbimet sekrete amerikane janë duke hetuar mbi një pajisje të përshkruar si një “drone i vogël”, i gjetur në mjediset përreth Shtëpisë së Bardhë, bëri të ditur një zyrtar i rezidencës së Obamas gjatë së hënës, ndërkohë që Sekretari për shtyp, Josh Earnest, shtoi se të dhënat paraprake tregojnë se mjeti nuk përbën asnjë kërcënim.

Shërbimet sekrete kanë nisur kontrolle në të gjitha mjediset e Shtëpisë së Bardhë gjatë mëngjesit të së hënës, për të kërkuar mbi ndonjë send tjetër “të huaj” që mund të ishte i pranishëm.

Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë janë të dy në një vizitë zyrtare në Indi, së bashku me Sekretarin Earnest, por sipas “New York Times” në rezidencë mund të jenë fëmijët e Presidentit.

Të ngresh “drone” në fluturim në Distriktin e Kolumbias është i jashtëligjshëm. Detaje të mëtejshme nuk dihen, por Shërbimet sekrete, të ngarkuara me patrullimin e të gjitha mjediseve të Shtëpisë së Bardhë janë vënë prej kohësh në qendër të vëmendjes kombëtare gjatë vitit të kaluar, që kur një person arriti të ngjitej mbi gardhin rrethues dhe të hynte brenda Shtëpisë së Bardhë përmes një dere të hapur.

Incidenti çoi në dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimeve sekrete dhe ndryshimin e disa prej zyrtarëve të tjerë më të lartë.

Një raport i pavarur i lëshuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare bëri të ditur përmes përmbledhjes ekzekutive të tij se DHS ishte shtrirë “përtej kufijve” gjatë fundit të vitit të kaluar.2

Top Channel