Çështjet pezull Shqipëri-Maqedoni -Greqi, takohen Bushati e Popovski

26/01/2015 00:00

Ditën kur në Athinë u konfirmua si kryeminister i ri Aleksis Tsipras,
ministri i Jashtem maqedonas ishte në Tiranë për vizitë zyrtare, i
pritur nga homologu shqiptar Ditmir Bushati.

Dy vendet fqinje me Greqinë, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia kanë çështje të pazgjidhura me Athinën, por asnjë nga dy shefat e diplomacisë nuk nxitoi të japë vlerësime apo të bëje krahasime, për kursin e politikës së jashtme që do të ndjekë Greqia nën drejtimin e Syrizes.

Ditmir Bushati rikujtoi se me Qeverine qe po le pushtetin ne Athine ka nisur adresimi i disa çështjeve të prapambetura, ndërsa Nikolla Popovski megjithatë nuk u shfaq shumë optimist kur solli në vëmendje se çështja e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë ka nisur prej dekadash.

Emeruesi i perbashket i dy ministrave të Jashtem, ishte urimi dhe shprehja e shpreses per tejkalimin e krizes greke si ndikuese edhe ne rajon, sikundër shprehja e vullnetit të vendeve respektive që përfaqësojnë për dialog me Athinën.

“Shpreh bindjen për sa i takon Qeverisë shqiptare, që çështje të cilat kanë filluar për t’u trajtuar me Qeverinë greke do të vazhdojnë të trajtojnë nga ana jonë, sepse kemi një vullnet të qartë politik për t’i adresuar”, tha Bushati.

“Kemi kaluar shume qe nga koha kur u shfaq problemi i emrit dhe kjo çeshtje ende nuk eshte tejkaluar. Nuk dua te spekulloj per trajtimin e kesaj çeshtjeje ne te ardhmen nga Qeveria greke, siç nuk dua te spekulloj me ndonje qendrim qe mund te mbaje ndonje politikan ne lidhje me kete çështje. Kjo eshte çeshtja e vetme qe na pengon per integrimin ne BE dhe NATO dhe eshte e logjikshme qe ne te jemi energjike ne zgjidhjen e saj dhe kete do ta bejme në çdo Qeveri ne Greqi, sepse është ne interesin tone”, tha Popovski.

Top Channel