Hidrocentrali mbi Radika, Popovski: Nëse ka ndikim në mjedis projekti nuk do të zbatohet

26/01/2015 00:00

Nikolla Popovski ka biseduar në Tiranë me homologun Bushati për çështjen
specifike, siç u cilesua ne konferencen per shtyp, te menaxhimit te
ujrave ne kufi.

Devijimi i shtratit te Radikes, qe shkaktoi protesta te
banoreve te Dibres disa muaj me pare, do te merret,- tha ministri i
Jashtem maqedonas, – pas mbylljes se raportit perfundimtar per ndikimin
ne ambient, raport qe ai tha se eshte ne fazen finale dhe kujtoi se
projekti eshte i financuar nga Banka Boterore.

“Principi baze eshte qe nese konkluzionet jane pozitive, do te vijohet me projektin, nese ka ndikim negativ atehere Jo! Çdo vleresim do te merret nga institucionet nderkombetare. Çdo spekullim tjeter do te ishte i gabuar. Besojeni se Republika e Maqedonise eshte me e interesuara se çdokush tjeter per projektet qe kane ndikim ne mjedis, ndaj jemi ne te me shqetesuarit”, tha Popovski.

Ndersa Ditmir Bushati kujtoi ne krahe te homologut maqedonas, detyrimin per te respektuar marreveshjet nderkombetare per ujerat nderkufitare dhe ketu nuk behet fjale vetem per Radiken, por edhe per liqenit e Ohrit, Prespes e lumit Drin.

“Cdo projekt që duhet të jetësohet dhe duhet të kalojë disa teste që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët të vendeve që përfshihen nga zbatimi i këtij projekti”, tha Bushati.

Ministri maqedonas paraqiti me tone krejt te tjera nga situata e raportuar atje per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit dhe te drejtat shqiptareve si faktor shtetformues, perkunder inkurajimit te homologut te tij shqiptar zbatimin e plote te saj.

Top Channel