“Shullazi” kalon te Krimet e Rënda

26/01/2015 00:00

Pak kohë pas atentatit ndaj Emiliano Shullazit në afërsi të Kasharit,
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën dhe e ka dërguar dosjen
hetimore për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Një burim deklaroi se kjo ngjarje dyshohet se mund te kete lidhje me vepren penale, vrasje e mbetur ne tentative ne kuader te grupit kriminal e per kete kompetenca i takon Krimeve te Renda. Ne fakt atentati ndaj Shullazit dhe shokut te tij Gilmando Dani pati mjaft diskutime nese ishte apo jo kjo ngjarje e lidhur me nje ngjarje tjeter te ndodhur tek rruga e Kavajes, ku gjate shkembimit te zjarrit mbeti i vrare shtetasi Aranit Stereo, nderkohe qe u plagos nje efektiv policie. Edhe kjo ngjarje ka kaluar tek Krimet e Renda, nderkohe qe policia e kryeqytetit ka deklaruar se keto dy ngjarje nuk kane lidhje me njera-tjeteren.

Tek Krimet e Renda ndodhet edhe kallëzimi i deputetes Voltana Ademi, e cila ka denoncuar se eshte kercenuar nga Shullazi, qe mesohet t’i kete thene asaj qe t’i thote kryetarit te partise mos t’i permende emrin.

Top Channel