Pallati pranë Shtëpisë së Fëmijës, drejtoresha e denoncon

26/01/2015 00:00

Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, Zhaneta
Beqiri, denoncoi publikisht ngritjen e pallatit ngjitur me këtë
institucion, që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje për ndërtim te rruga e
Elbasanit.

Beqiri kërkoi nga kryebashkiaku Basha mbajtjen e premtimeve për krijimin e hapësirave të gjelbra dhe parqeve, ndërsa tha se ky pallat ve ne rrezik sigurinë e jetes se fëmijëve të kësaj shtëpie sepse po ngrihet ngjitur me muret e shtëpisë së fëmijëve.

“Ndihemi të revoltuar për këtë batërdi ndërtimore që po kryhet ngjitur me shtëpinë tonë, nga Bashkia e Tiranës, e cila na kishte premtuar më shumë hapësira të gjelbra dhe parqe dhe në vend të tyre po ndërton një pallat shumëkatësh. E kuptojmë kryebashkiakun e Tiranës për premtimet e pambajtura, por kundërshtojmë me forcë dhe shprehim gjithë indinjatën tonë për këtë përbindësh që ndërton duke u zënë frymën fëmijëve dhe duke i bërë të pasigurtë për jetesën në këtë shtëpi të madhe”, tha Beqiri.

Top Channel