Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ju rikthye edhe njëherë tjetër
rastit të drekimit të ish-shefave te policise shqiptare me Arben Frrokun
te akuzuarin per vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Tahiri gjeti rastin ne analizen e pergjithshme te Policise se shtetit te kujtoje se, arritja e 2014-es, eshte dekriminalizimi i Policise se Shtetit.

“Sot duket thuajse e zhvlerësuar, por në fakt është një përpjekje kolosale e jona për ta shkëputur Policinë e Shtetit njëherë e mirë nga praktikat e gostive me botën e krimit, apo nga praktikat e lidhjes permanente të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit me përfaqësues që nuk i bëjnë nder shoqërisë, barazisë para ligjit dhe shtetit ligjor. Eshtë patjetër arritje e madhe shkëputja nga praktikat e korrupsionit të kthyer në sistem. Me këtë nuk dua të them që sot nuk ka punonjës policie që s’janë të korruptuar”, tha Tahiri.

Per ministrin e Brendshem, viti i shkuar ka forcuar marredheniet midis publikut dhe policise.

Top Channel